LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Është ndeshje e rëndësishme ndaj Belgjikës, vlen për shortin e Kupës së Botës

Mancini: Është ndeshje e rëndësishme ndaj Belgjikës, vlen për shortin e Kupës së Botës

Italia ka humbur në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve nga Spanja me rezultat të ngushtë 1-2.

Kësisoj u ndal ecuria fantastike e Azzurëve prej 37 ndeshjeve pa humbje.


Tani kampionët në fuqi të Evropës do të luajnë me Belgjikën për vendin e tretë të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se ndeshja ndaj Belgjikës është shumë e rëndësishme, pasi vlen për shortin e Kupës së Botës.

“Ndeshja e të dielës kundër Belgjikës është shumë e rëndësishme. Duhet të qëndrojmë mes shtatë Kombëtareve të para në renditje, për të qenë të favorizuar në shortin e Kupës së Botës”, deklaroi Mancini.

Tutje tekniku italian ka folur edhe për humbjen nga Spanja, duke thënë se i vije keq për këtë disfatë dhe se u thye një ecuri fantastike.

“Nuk është se luajtëm keq, sigurisht që më vjen keq që ndalëm serinë prej 37 rezultatesh pozitive, por do të ndodhte një ditë edhe kjo”, deklaroi Mancini.

Italia dhe Belgjika përballen të dielën me fillim nga ora 15:00 për vendin e tretë në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori