LAJMI I FUNDIT:

Kancelari Kurz akuzohet se ka përdorur paratë publike për të financuar mbulimin pozitiv nga mediet

Kancelari Kurz akuzohet se ka përdorur paratë publike për të financuar mbulimin pozitiv nga mediet

Prokurorët në Austri thonë se kancelari Sebastian Kurz, tashmë nën hetim për ryshfet, dyshohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm nga mediet.

“Sebastian Kurz dhe nëntë të dyshuar të tjerë, si dhe tre organizata, janë subjekt i një hetimi për vepra të ndryshme korrupsioni në lidhje me këtë çështje”, tha prokuroria në një deklaratë.


Mediet austriake raportuan më herët të mërkurën se hetuesit kishin kontrolluar zyrat e Partisë Popullore qeverisëse të vendit në lidhje me një hetim ryshfeti.

Prokurorët thanë se në mesin e të tjerëve po hetonin edhe kancelarin austriak.

Agjencia Austriake e Shtypit raportoi se godina e kancelarisë u kontrollua gjithashtu, megjithëse nuk u bë menjëherë e qartë nëse kontrolla përfshinte zyrat e Kurz. /Telegrafi/