Një prej vendeve më të varfra bleu 40 Maserati për një samit, tani po i shet me zbritje
Nuk është shaka, në vendin ku pothuajse gjysma e banorëve jetojnë në varfëri të skajshme ka blerë vetura luksoze.
Ishte viti 2018, kur Papa Guinea e Re me rastin e mbajtjes së samitit vjetor të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, vendosi të blej rreth 300 vetura, transmeton Telegrafi.
Asgjë nuk do të ishte e pazakontë, po të ishin porositur 40 Maserati dhe tre Bentley Flying Spur. E duke marrë parasysh që në këtë vend nuk ka diler të autorizuar për shitjen e këtyre markave, veturat janë sjell me aeroplanë nga Shri Lanka.
Çdo Maserati është paguar 142.000 dollarë dhe atë në vendin që sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 40 për qind e popullsisë mbijeton me më pak se një dollarë në ditë.
E pas raportimeve se janë zhdukur Maseratit, kryeministri John Pundari zbuloi depon ku ishin futur veturat. Pasi që nuk kishte interesim për to, janë shitur vetëm dy Maserati. Tani janë ofruar për shitje me zbritje të madhe – me një çmim prej 114.000 dollarëve.
Duke marrë parasysh infrastrukturën, rrugët dhe mungesën e serviseve të autorizuara dhe dilerët për shitje dhe blerje në këtë vend të varfër, zor se do të mund të shiten këto vetura.
Madje vetë kryeministri ka pranuar se blerja e Maserative ka qenë një gabim i madh. Sidoqoftë, ka edhe shumë vetura tjera që nuk janë shitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak