LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury-Deontay Wilder III, historik i shkurtër dhe çfarë duhet të dini para trilogjisë së shumëpritur

Tyson Fury-Deontay Wilder III, historik i shkurtër dhe çfarë duhet të dini para trilogjisë së shumëpritur
(Foto: talkSPORT)

Tyson Fury do ta mbrojë titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda në boks në divizonin WBC kundër Deontay Wilder më 9 tetor në T-Mobile Arena në Las Vegas (me fillim rreth orës 3:00 të mëngjesit të ditës pasuese me kohën tonë).

Para afro tre vitesh, dy boksierët zhvilluan meçin e tyre të parë. Kategoria e peshave të rënda ishte shumë ndryshe më 1 dhjetor të vitit 2018, në natën kur Fury (30-0-1, 21 nokaute) dhe Wilder (42-1-1, 41 nokaute) u ndeshën për herë të parë.

Asokohe Fury, Wilder dhe Anthony Joshua ishin të pamposhtur – amerikani mbante titullin WBC, kurse AJ të gjithë titujt tjerë (WBA, IBF, WBO dhe IBO), kurse Tyson ishte në periudhë rikthimi pas periudhës së vështirë që kaloi prej se e kishte mposhtur Wladimir Klitschkon.


Wilder e rrëzoi dy herë britanikun (në raundin e nëntë dhe të 12), por ky i fundit kishte arritur të marrë pikë mjaftueshme për ta mbyllur duelin baras.

Tifozët e boksit pritën pakëz më shumë se një vit për ta shikuar rimeçin, derisa dy boksierët në atë periudhë kishin regjistruar nga dy fitore secili. Në anën tjetër, Joshua i kishte humbur dhe pastaj i kishte rikthyer titujt përballë Andy Ruiz.

Meçi i dytë që u zhvillua më 22 shkurt 2020, ishte krejtësisht ndryshe nga i pari. Fury kishte premtuar qasje më agresive dhe ashtu veproi. U shfaq në aksion duke e sulmuar kundërshtarin dhe arriti ta rrëzonte në raundin e tretë dhe të pestë, derisa në raundin e shtatë, ekipi i Wilder e dorëzoi meçin duke hedhur peshqirin.

Tyson u shpall kampion bote në divizionin WBC dhe megjithëse ekzistonte në kontratë dueli për trilogjinë, për të arritur deri këtu ka pasur shumë kthesa të ndryshme. Pas meçit, Deontay deklaroi se do ta shfrytëzonte klauzolën për rimeç, ndërsa e fajësoi kostumin hyrës që kishte ndikuar në performancën e tij.

35-vjeçari e kërkoi zyrtarisht rimeçin më 1 mars të vitit 2020 duke caktuar datën 18 korrik për duelin, mirëpo ai nuk ndodhi deri më tani. Wilder-Fury II ishte një prej evenimenteve të fundit të mëdha sportive, para se bota “të ndalej” nga pandemia e coronavirusit që i la të gjitha planet në pritje.

Pas negociatave për data të ndryshme, Wilder doli me videomesazh në rrjetet sociale për t’i thënë Furyt “të bëhej burrë dhe ta mbante fjalën”. Në ndërkohë vazhdonin spekulimet se Tyson mund të përballej me Joshuan për unifikimin e titujve. Madje nga qershori i vitit 2020, ekipet e tyre filluan bisedimet për të arritur një marrëveshje për dy meçe.

(Foto: SportsZion)

Në mars të vitit 2021, më shumë se një vit nga Wilder-Fury II, Joshua dhe Tyson nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen dhe pritej që në gusht 2021 të luftohej për titullin e të padiskutueshmit. Mirëpo, gjithçka dështoi në maj kur një autoritetet vendosën që Fury dhe Wilder ishin të detyruar ta respektonin kontratën e tyre dhe ta zhvillonin trilogjinë gjatë këtij viti. Brenda një javë u arrit marrëveshja që të zhvillohet dueli më 24 korrik në T-Mobile Arena në Las Vegas, por sërish u shty pasi britaniku doli pozitiv me COVID-19 dhe dueli u shty për datën 9 tetor (e shtunë).

Në të njëjtën kohë u caktua dueli ndërmjet Joshuas dhe Oleksandr Usyk që u zhvillua më 25 shtator dhe ukrainasi dominoi në përballjen ndaj AJ duke ia rrëmbyer titujt e botës.

Derisa Joshua e ka klauzolën e rimeçit, Usyk është duke pritur fituesin e trilogjisë për një duel të mundshëm të unifikimit të titujve dhe shpalljen e kampionit të padiskutueshëm të botës (për herë të fundit një epitet të tillë e fitoi Lennox Lewis në prill të vitit 2000).

Tash e gjitha çka u mbetet tifozëve është dueli Fury-Wilder III, një meç që është në ndërtim për afro tre vite. A do të përfundojë Fury atë që filloi dhe do të vazhdojë të mbetet i vetmi boksier i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda, apo Wilder do të rikthehet në maksimumin e tij për ta rimarrë titullin, pritet të shihet më 9 tetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori