LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet të largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

Sot pritet të largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

Kosova dhe Serbia dy ditë më parë kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa.

Me këtë marrëveshje është paraparë që lirohen rrugët nga serbët të cilët barrikaduan dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.


Gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat.

Kjo ishte bërë e ditur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm.

Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin. Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

Të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

E gjithë kjo krijoi pakënaqësi të serbëve, të cilët janë duke protestuar për dy javë radhazi dhe kishin bllokuar dy pikat kufitare.

Si pasojë e tensionimit të situatës ishte raportuar se helikopterë të ushtrisë serbe kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës.

Por, KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë kishte mohuar se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës.

Ndërkaq, pas tensionimit të situatës të mërkurën në Bruksel janë takuar palët nga Kosova dhe Serbia për arritjen e një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës.

Të enjten u konfirmua nga i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se është arritur marrëveshje ndërmjet palës së Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera, me këtë marrëveshje parashihet që të lirohen rrugët dhe sigurinë për një periudhë të bëjë KFOR-i.

Arritjen e marrëveshjes e kanë përshëndetur edhe ndërkombëtarët.

Pikat kryesore të marrëveshjes:

Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.

– Më datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori