LAJMI I FUNDIT:

Mbi bashkësitë virtuale

Mbi bashkësitë virtuale

Nga: Zygmunt Bauman
Përktheu: Aurel Plasari

Bashkësitë virtuale, që kanë zëvendësuar bashkësitë natyrale, krijojnë vetëm iluzionin e intimitetit, një mashtrim bashkësie. Ato nuk e zëvendësojnë dot të ulurit bashkë në një tryezë, të vështruarit për fytyrë, të kuvenduarit real. As janë në gjendje këto bashkësi virtuale të japin thelbin e identitetit vetjak, arsyeja parësore për të cilën kërkohen. Madje të marrët vesh me tjetrin e bëjnë edhe më të vështirë sesa të merresh vesh me veten.


Njerëzit ecin andej-këndej me kufjet e vogla në vesh duke folur me zë të lartë vetëm me veten, si skizofrenë, si paranojakë, pa dashur t’ia dinë se ç’ndodh rreth tyre.

Të këqyrurit e vetvetes është veprimtari që po zhduket.

Gjithnjë më shumë njerëz, kur u duhet të përballojnë momente vetmie, në makinë, nëpër rrugë ose në arkën e supermarketit, në vend që të përqendrohen në situatën reale, kontrollojnë se mos kanë mesazhe në celular për të pasur ndonjë copëz dëshmie që t’u dëftojë se dikush nga diku ndoshta mendon për ta ose ka nevojë për ta.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
“Vlora-Vlora”

“Vlora-Vlora”

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
Kalo në kategori