Njëzetë kadetë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata u betuan sot dhe katër vjet më vonë pritet të certifikohen oficerë të FSK-së. Nga kadetët e rinj, eprorët kërkuan përkushtim dhe punojnë për atdheun në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë e betimit tha se me kadetët e rinj do të jenë krenar i gjithë populli.
“Këtu u përzgjodhën më të mirët prej më të mirëve. Me këta do të jemi krenar krejt populli dhe kombi. Të nderuar kadet ju do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbim të atdheut… ju duhet të fitoni zhvillimet e duhura ushtarake, morale fizike e etike. Nga ju pres të jenë kadet të disiplinuar dhe të dilni të vyeshëm për kombin dhe atdheun, të ngitni flamurin tonë lartë dhe të punoni natë e ditë për të ardhmen e vendit tonë të çmuar”, tha ministri Mehaj.
Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Enver Cikaqi tha se Qendra për Studime Universitare tashmë ka krijuar historinë e saj me edukimin e oficerëve.
“Në jetën tuaj ju jeni duke bërë veprimin më fisnik duke u përgatitur për mbrojtën e qytetarëve dhe duke kontribuar për një botë më të mirë dhe më të sigurt. Nga ju kërkoj përkushtim maksimal, dije, të jepni më të mirën nga vetja. Nga ju pres të shfaqni iniciativë, lidership dhe standard të lartë të përgatitjes fizike”, tha gjeneral Cikaqi.
Ndërsa, komandanti i QSU-së, major Ali Haxhimustafa tha se kadetët që u betuan sot, katër vjet më vonë do të jenë oficerë kompetent me të cilët do të mburret Forca.
“Me punën tonë angazhimin e tyre këta kadetë pas katër vitesh do të jenë oficer kompetent me të cilët do të mburremi të gjithë. Pritet shume nga ju gjatë shkollimit katër vjeçar, kur të diplomoni pritet ta mbroni vendin e Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3