LAJMI I FUNDIT:

De Jong i ofron mbështetje Koemanit: Ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhja

De Jong i ofron mbështetje Koemanit: Ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhja

Pavarësisht humbjes së rëndë kundër Benficas, mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka treguar mbështetje për Ronald Koemanin, duke sugjeruar se ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhje për problemet në Camp Nou.

De Jong ishte një nga interpretuesit më të mirë në një natë të vështirë për klubi nga Camp Nou, megjithatë sezoni i klubit në Ligën e Kampionëve rrezikon të jetë një katastrofë totale pasi humbën nga Bayern Munich dhe Benfica në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve.


“Unë nuk mendoj se ndryshimi i trajnerit është zgjidhja. Nuk mund të flas për Koeman, nuk është vendi im”, ka thënë fillimisht De Jong pas ndeshjes.

Koeman flet për humbjen turpëruese nga Benfica dhe të ardhmen e tij si trajner i Barcelonës
Lexo po ashtu Koeman flet për humbjen turpëruese nga Benfica dhe të ardhmen e tij si trajner i Barcelonës

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, të qëndrojmë së bashku dhe ta kapërcejmë këtë situatë. Ne mund t’i shpëtojmë kësaj vetëm me punë të palodhur dhe duke qenë të bashkuar si një ekip”.

De Jong mendon se paraqitja e Barcelonës në pjesën e parë nuk ishte shumë e keqe, por ishin shanset e humbura që i kushtuan Blaugranave.

Busquets: Barcelona është në një situatë serioze, më e lehta është të shkarkosh trajnerin
Lexo po ashtu Busquets: Barcelona është në një situatë serioze, më e lehta është të shkarkosh trajnerin

“Është një moment i vështirë tani, ata shënuan golin e parë shumë herët. Kjo gjithmonë i bën gjërat të vështira”.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm keq; krijuam raste por nuk shënuam. Pas golit të dytë loja ishte shumë e hapur dhe ne nuk reaguam mirë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori