LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e KE-së nga Tirana: Rritja e tensioneve Kosovë-Serbi shqetësuese, palët të kthehen në dialog

Kryetarja e KE-së nga Tirana: Rritja e tensioneve Kosovë-Serbi shqetësuese, palët të kthehen në dialog

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në konferencën e përbashkët që është duke mbajtur me kryeministrin Edi Rama nuk la pa komentuar edhe situatën në veri të Kosovës.

Ajo tha se situata është shumë shqetësuese dhe se të dyja vendet duhet të ulin tensionet e të rikthehen në dialog.

“Keni punuar për çështjen e bashkëpunimit dhe keni pasur arritje. Rritja e tensioneve Kosovë-Serbi është shqetësuese dhe është thelbësore të ulet tensioni dhe të rikthehen në dialog. Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut dhe më pas në bazës e zhvillimit ekonomik. Ky është një proces i gjatë që sjell një të ardhme me paqe dhe begati”, u shpreh Von der Leyen.


Po ashtu ajo dha një mesazh të qartë se mbështet procesin e Ballkanit të Hapur.

Von der Leyen thekson se çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe rrite bashkëpunimin mes vendeve, mirëpritet prej Komisionit Europian.

“Mendoj që po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe tregun e përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit po e shtyn procesin e integrimit para, si kuadër në të cilin 6 vendet e rajonit do të përfitojnë”.

“Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shohim me imtësi fjalët, por kontekstin që propozohet. Të jetë një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, që thellon edhe marrëdhëniet mes vendeve që të ketë një integrim të thellë të ekonomive”, u shpreh Von der Leyen, raporton tch/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori