LAJMI I FUNDIT:

Vela për situatën në veri: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës

Vela për situatën në veri: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në komunat e veriut të Kosovës.

Vela ka shkruar në Twitter, se për çdo përshkallëzim të situatës përgjegjësi të plotë mbanë Beogradi.

“Strategjia e Serbisë është që të rrisë tensionet çdo ditë, që të provokojë përgjigje nga institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës”, shkruan Vela në Twitter.


Ndryshe, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori vendim për reciprocitet me targa me Serbinë, në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak tash e gjashtë ditë serbët lokal kanë vendosur barrikada në rrugë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkaq, mbrëmë në ora 01:00 pas mesnate, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.

“Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”, shkruan Policia e Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar në orët e para të ditës së sotme gjersa është njoftuar edhe prokurori i kujdestar dhe hetimet po vazhdojnë.

“Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi  u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori