LAJMI I FUNDIT:

Dabiqaj: Detajet vendosin gjithçka në derbi, do të japim gjithçka nga vetja që Skifterat të jenë të lumtur

Dabiqaj: Detajet vendosin gjithçka në derbi, do të japim gjithçka nga vetja që Skifterat të jenë të lumtur

Nuk e kanë nisur mirë këtë sezon, por qëllimi është që kthesa e madhe të bëhet pikërisht në derbi.

Pas pesë xhirove të para, Gjilani ka marrë një fitore, tri barazime e një humbje, gjë që është pak për pritshmëritë që kishin të gjithë për Gjilanin.


Humbja e fundit nga Ulpiana 2-3 dhemb shumë në ambientin bardhekuq, por ata janë përgatitur që të rikthehet te fitoret në derbi.

Lojtari kryesor deri më tani i Gjilanit, Albert Dabiqaj ka folur për Telegrafin për derbin e së dielës, ku do të përballen me Dritën në stadiumin Fadil Vokrri.

“Mendoj se jemi përgatitur mirë për ndeshjen që na pret, pasi është një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet të japim shumë nga vetja”.

“Synimet e klubit janë të mëdha këtë vit ajo kuptohet. Derbi është derbi nuk i dihet se çka sjell”, tha Dabiqaj.

Mesfushori deçanas ka deklaruar se detajet mund ta vendosin derbin, teksa shtoi se do të japin gjithçka nga vetja për t’i bërë të lumtur tifozët e Gjilanit, Skifterat.

“Detajet janë ato që do të vendosin gjithçka sa i përket derbit. Ne do të japim gjithçka nga vetja që tifozët tanë të mrekullueshëm Skifterat t’i bëjmë të lumtur”, deklaroi Dabiqaj për Telegrafin.

Drita dhe Gjilani do të përballen në Fadil Vokrri të dielën me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori