Me dhjetëra njerëz, pa maskë e distancë, shihen në disa tubime të partive politike gjatë fushatës për zgjedhje lokale.
Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, ka nisur më 16 shtator.
Që nga nisja e fushatës, në disa fotografi të postuara në rrjete sociale, shihen kandidatë të partive politike për kryetar të komunave të ndryshme, që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19.
Në llogarinë e tij në Facebook kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, shihet me strukturat e kësaj partie të mbledhur në një takim, ku nuk respektohen masat mbrojtëse.
Ky takim është mbajtur në fshatin Rezallë të Skenderaj më 12 shtator, pesë ditë para se të fillonte zyrtarisht fushata.
Por, ata nuk janë gjobitur.
Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Komunën e Skenderajt, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është në kompetencë të tyre mbikëqyrja e masave kundër pandemisë.
Kjo i takon Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Por, as ky institucion nuk ka shqiptuar ndonjë gjobë për partitë politike, deri më datën 22 shtator.
“Ne si autoritet mbikëqyrës për zbatimin e masave anti COVID-19, nga ana e kontrollit zyrtar, nuk kemi hasur në ndonjë organizim të natyrës së mbajtjes së fushatës elektorale, por kurdo që inspektorët hasin në veprime të cilat bien ndesh me masat, shqiptohen gjoba”, thotë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Dënimet nga 35 deri 2,000 euro
Me masat e qeverisë të cilat janë në fuqi, ndalohen grumbullimet në ambiente të mbyllura mbi 20 persona. Në këto vende, organizatori obligohet të siguroi distancë fizike prej 1.5 metër.
Në ambientet e jashtme, po ashtu ndalohet grumbullimi i njerëzve mbi 50 persona. Edhe në këtë rast vlen rregulli i mbajtjes së distancës fizike.
Shkelja e këtyre masave është e dënueshme me Ligjin kundër COVID-19. Ky ligj parasheh dënime nga 35 deri në 2,000 mijë euro.
Pa maska dhe distancë, është parë në takime me qytetarë edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Por, edhe në komunën e Prishtinës, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit Adonis Tahiri, thotë se nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë.
“Deri tani nuk kemi hasur ndonjë rast apo ndonjë njoftim nga qytetarët, apo publikim nga subjektet politike që kanë mbajtur tubime, por në rast se do të ketë, do të shqiptojmë gjobat njësoj si në fushatën e kaluar”, thotë Tahiri.
Në fushatën për zgjedhjet e kaluara të përgjishme, të mbajtura më 14 shkurt, komuna e Prishtinës kishte shqiptuar 21 gjoba për partitë politike të cilat kishin shkelur masat kundër COVID-19.
Cakolli: Partitë tash më të kujdesshme në postime në rrjete sociale
Eugen Cakolli njohës i zhvillimeve zgjedhore në Kosovë, thotë se subjektet politike janë duke hezituar të organizojnë takime të mëdha, siç ka pasur më parë, duke ditur se mund të gjobiten.
Derisa arsyeja se pse nuk ka pasur ndonjë gjobë, Cakolli thotë se subjektet politike janë treguar të kujdesshme në postimet të cilat i kanë bërë në rrjete sociale.
“Në postimet që janë duke bërë partitë politike apo kandidatët për kryetarë, vërehet numri i saktë i personave të lejuar në tubime, por, nëse i shtohet edhe personi që ka shkrepur fotografinë, lë të kuptohet se kemi të bëjmë me shkelje të masave”, thotë ai.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Policinë Kosovës nëse deri më tani ka parandaluar ndonjë tubim partiak, ku nuk janë respektuar masat. Por, ata kanë thënë se do të marrin masa ndaj çdokujt pa dallim, pa treguar nëse ka ndërhyrë në ndonjë aktivitet politik.
Nga data 30 gusht deri më 21 shtator 2021, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar rreth 50.000 fletëparaqitje për kundërvajtje, si dhe janë dhënë rreth 19.000 vërejtje për shkelësit e Ligjit Anti- COVID-19. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje