LAJMI I FUNDIT:

Gallas shpërthen ndaj drejtuesve të Arsenalit: Si mund të blihet Ben White, kur Varane kushton më pak

Gallas shpërthen ndaj drejtuesve të Arsenalit: Si mund të blihet Ben White, kur Varane kushton më pak

Arsenali ka kompletuar gjatë afatit kalimtar veror transferimin e mbrojtësit anglez Ben White.

Qendërmbrojtësi i talentuar anglez iu bashkua londinezëve nga Brighton, derisa është kritikuar në fillim të edicionit për paraqitjet e tij.


Ish-lojtari i Arsenalit, William Gallas ka kritikuar ashpër Topçinjtë për transferimin e Whites gjatë afatit kalimtar veror.

Gallas ka thënë se ende nuk mund ta kuptojë si ish-skuadra e tij ka transferuar Ben Whiten për 58 milionë euro dhe nuk ka mundur ta marrë Raphael Varanen që ka kushtuar më pak.

“Ende po përpiqem të kuptoj pse Arsenali ka shpenzuar 58 milionë euro për një lojtar që ende nuk ka treguar asgjë në nivelin më të lartë. Ndërkohë që Manchester United pagoi 47 milionë euro për Varane”.

Arteta i kënaqur me transferimet e Arsenalit: Unë kurrë nuk kam kërkuar justifikime
Lexo po ashtu Arteta i kënaqur me transferimet e Arsenalit: Unë kurrë nuk kam kërkuar justifikime

“Duhet të ma shpjegojë dikush sesi është e mundur. Ndoshta ka një shpjegim, pjesërisht: Ben White është anglez, por Varane është një lojtar i një klasi më të lartë. Ben White është ende i ri, por, siç e thashë më herët, nuk ka vërtetuar asgjë akoma. Si mund të shpenzosh 50 milionë për të”, ka thënë Gallas.

Tutje ish-reprezentuesi francez ka shpjeguar qartë se pse kritikon Arsenalin për këtë transferim.

“E respektoj, por nuk e njoh. E respektoj atë dhe shpresoj që të bëhet një lojtar i madh, por nuk mund ta krahasoni Ben White me Varane. Më falni, por kjo nuk është e mundur. Nuk flas kështu sepse jam francez. Varane vjen nga Reali i Madridit, jo nga Brighton”, përfundoi Gallas.

Francezi ka luajtur për katër vite te Arsenali, derisa ka bërë karrierë edhe te Chelsea, Tottenham Hotspur, Marseille e Caen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori