LAJMI I FUNDIT:

Arteta i kënaqur me transferimet e Arsenalit: Unë kurrë nuk kam kërkuar justifikime

Arteta i kënaqur me transferimet e Arsenalit: Unë kurrë nuk kam kërkuar justifikime

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta këmbëngul se ai kurrë nuk ka kërkuar justifikime gjatë kohës së tij në krye të klubit londinez dhe është i kënaqur me punën e drejtuesve sa i përket transferimeve.

Arteta shtoi në skuadër Martin Odegaardin, i cili kushtoi 30 milionë funte dhe 24 milionëshin Aaron Ramsdale, të cilët iu bashkuan të premten nënshkrimeve të para si Ben White, Albert Sambi Lokonga dhe Nuno Tavares.


“Ju nuk më keni dëgjuar që të arsyetohem ndonjëherë. Jam krejtësisht e kundërta e justifikimit. Përshtatuni dhe bëni më të mirën”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Gjëja është se cila është pritshmëria dhe çfarë është potenciali. Nëse kjo masë është e nivelit, atëherë jeni në rregull”.

Jo vetëm Odegaard dhe Ramsdale, Arteta kërkon edhe dy lojtarë të tjerë për Arsenalin e tij
Lexo po ashtu Jo vetëm Odegaard dhe Ramsdale, Arteta kërkon edhe dy lojtarë të tjerë për Arsenalin e tij

“Nëse kjo masë nuk është e nivelit, ju kurrë nuk do të kënaqni askënd. Është kaq e thjeshtë”.

Trajneri i Topçinjve pranon se klubi po i jep atij mjetet që i duhen për të ringjallur ekipin e tyre.

“Ne kishim një kontekst shumë më të mirë këtë verë për të punuar në atë që donim të bënim. Afatet e tjera kishte vështirësi”.

“Ne tani po provojmë gjithçka që diskutuam dhe gjithçka që jemi në gjendje të bëjmë. Ka gjëra që ne nuk jemi në gjendje t’i bëjmë – tregu ka qenë vërtet i ndërlikuar. Por, jemi akoma të kënaqur me atë që kemi bërë”.

“Mbi të gjitha, unë jam vërtet i lumtur me klubin, unitetin që kemi për të marrë vendime dhe sa të përqendruar jemi në arritjen e asaj që besojmë se është gjëja e duhur për klubin – tani dhe për të ardhmen”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori