LAJMI I FUNDIT:

1,100 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë këtij viti

1,100 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë këtij viti

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga janari deri në pjesën e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19.

ShSKUK njofton se brenda kësaj kohe janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.


Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

Në njoftim thuhet se Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plotë, gjë që ka mundësuar që pacientët me kancer të kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontroll.

“Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të  zakonshëm ose me probleme të vogla”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori