LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: BE i ka shkuar me ofertë Serbisë për krizën e targave

Demhasaj: BE i ka shkuar me ofertë Serbisë për krizën e targave

Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” thotë në “Debat Plus” se BE tashmë ka shkuar me ofertën e re për presidentin e Serbisë.

“Kompromisi i ofruar nga BE-ja është që serbët të cilët vijnë nga Serbia të vendosin targat siç kërkon Kosova, derisa serbët që jetojnë në Kosovë të vazhdojnë t’i përdorin tabelat ekzistuese që i kanë. Pra qytetarët serb që jetojnë në Kosovë mund të mbajnë targat KS, derisa ata që vijnë nga Serbia të vendosin RKS”, tha ai duke ju referuar raportimeve të mediave serbe.

Demhasaj thotë se tashmë po vërehet që presioni i Brukselit është orientuar drejt Serbisë.


Analisti thotë se megjithatë Kurti ka gabuar që në fillim është futur në dialog, e më pas ka marrë vendimin për reciprocitet.

“Problemi është se tashmë neve mund të na akuzojnë se po prishim dialogun. Pra ky vendim do të ishte dashur të merret para se të futeshim në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ndërsa analisti tjetër Ylli Hoxha ka thënë se kriza e krijuar pas reciprocitetit mund të zgjasë për një kohë më të gjatë,  derisa sipas tij s’ka interesim nga bashkësia ndërkombëtare për të ndërhyrë.

“Kriza do të vazhdojë pasi BE-ja nuk është e gatshme t’i ofrojë integrim të shpejtë Serbisë,  ndërsa SHBA nuk do të bëjë presion te Kosova derisa Serbia nuk kthehet nga NATO por vazhdon lidhjet me Rusinë”, tha Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori