LAJMI I FUNDIT:

‘Fanella e Juves është më e rëndë se e klubeve tjera’ – Allegri është xhiruar duke sharë dhe duke bërtitur pas barazimit ndaj Milanit

‘Fanella e Juves është më e rëndë se e klubeve tjera’ – Allegri është xhiruar duke sharë dhe duke bërtitur pas barazimit ndaj Milanit
(Foto: Twitter/JuventusFC/Instagram/Screenshot)

Massimiliano Allegri nuk ka qenë aspak i kënaqur pas barazimit ndaj Milanit (1-1) saqë është larguar nga fusha duke bërtitur dhe duke sharë në drejtim të lojtarëve të tij.

Zonja e Vjetër barazoi të dielën mbrëma në Allianz Stadium, ndërsa për herë të parë pas 60 vitesh nuk ka arritur fitore në katër ndeshjet e para të Serie A.

Trajneri nuk ishte i kënaqur me qasjen e lojtarëve të tij dhe nuk e fshehu zhgënjimin as gjatë largimit nga fusha e as në konferencën për shtyp pas ndeshjes.


Një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shfaq momentin kur Allegri është parë i nervozuar duke u larguar drejt tunelit dhe duke sharë në italisht.

Allegri i zhgënjyer me barazimin: Kishim gjithçka nën kontroll, por në fund rrezikuam humbjen
Lexo po ashtu Allegri i zhgënjyer me barazimin: Kishim gjithçka nën kontroll, por në fund rrezikuam humbjen

“Ata madje duan të luajnë për Juventusin”, citohet të ketë thënë strategu italian, derisa media të tjera kanë sqaruar se ai ka thënë: “Po luani për Juventusin”.

Sidoqoftë, kjo nuk e ndryshon faktin se Allegri ishte i hidhëruar me ekipin e tij. Në konferencën për shtyp, ai ka ua ka sqaruar lojtarëve se fanella e Juventusit është më e rëndë se e klubeve tjera, ndërsa në një prononcim për DAZN, ka theksuar se lojtarët e rinj, duke e përfshirë edhe Federico Chiesan duhet ta kuptojnë se çfarë do të thotë të luash për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Kalo në kategori