LAJMI I FUNDIT:

Si “duket” interneti në Korenë e Veriut, pa qasje në rrjetin botëror – por këto rregulla nuk vlejnë për elitën e vendit

Si “duket” interneti në Korenë e Veriut, pa qasje në rrjetin botëror – por këto rregulla nuk vlejnë për elitën e vendit

Po të kishte qasje të plotë në internet një qytetar i Koresë së Veriut, do të shokohej po të zbulonte se pjesa tjetër e botës është shumë më ndryshe nga vendi ku ai është rritur.

Por, natyrisht pikërisht për këtë shumica prej tyre nuk mund të kenë qasje në internet, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kompjuterët në Korenë e Veriut janë jashtëzakonisht shumë të kufizuar. Për ta pasur një, duhet të pajiseni me leje të veçantë që lëshohet nga qeveria, pasi që konsiderohet i rrezikshëm sikurse një armë zjarri.


E të kesh në pronësi apo qasje në faks, është rreptësisht e ndaluar, pasi faksi mund të përdoret për porosi të ndryshme “më ndihmoni” për t’i treguar botës për vuajtjen që i përjetojnë banorët e atjeshëm.

Pra, shumica e verikoreanëve nuk kanë qasje në kompjuterë, e aq më pak në internet. Shumica e kompjuterëve në Korenë e Veriut gjenden nëpër zyrat e ndërtesave qeveritare dhe universitete.

Ata i prodhon kompania qeveritare Morning Panda, që ka një emër të çuditshëm duke marrë parasysh që udhëhiqet nga një vend siç është Koreja e Veriut.

Megjithatë edhe këta kompjuterë nuk janë të lidhur me internet. Në vend të kësaj janë të lidhur me intranetin e vendit, Kuagmiong. Për dallim nga lidhja globale e internetit, intraneti është lokal dhe shumë i kufizuar.

Disa banorë mund të lajmërohen në Kuagmiong për një postë elektronike dhe disa ueb-faqe (që ngjajnë sikur të ishin nga viti 1994).

Por, natyrisht se privilegjet vlejnë vetëm për elitën e Koresë së Veriut. Disa mijëra zyrtarë të lartë shtetëror në Korenë e Veriut, kanë qasje të lirë në internet.

E përdorin zakonisht për shkarkimin e filmave, blerje dhe hakim të sistemit shëndetësor të vendeve perëndimore. Sipas Washington Post, sulmi kibernetik Vonakraj kishte shkaktuar dëme në mijëra kompjuterë – duke arritur të fik sistemin shëndetësorë të Britanisë së Madhe.

Natyrisht, kjo nuk ishte hera e parë që Koreja e Veriut që kryen sulme kibernetik. Në vitin 2014, fuqinë e tyre e kishin treguar me hakimin e kompanisë Sony Pictures Entertainment dhe mbledhjen e informacioneve, përfshirë numrat personal të sigurimit shëndetësorë, letrave dhe disa filma që akoma nuk kishin mbërritur nëpër kinema.

Sipas PBS, zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi ishte arritur përmes filmit “Intervieë” që merret me teori konspirative rreth vrasjes së Kim Jong-Un, liderit të Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca përfundon misionin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus

Franca përfundon misionin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Amerika
I gjithë planeti ynë ka të ngjarë të ketë qenë i mbuluar me akull më shumë se 600 milionë vjet më parë, zbulon studimi

I gjithë planeti ynë ka të ngjarë të ketë qenë i mbuluar me akull më shumë se 600 milionë vjet më parë, zbulon studimi

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Botë
Kalo në kategori