Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit përmes një video-mesazhi.
Me pamje nga fushatat e kaluara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua duke thënë se Kosova ka arritje të pamohueshme sa i përket institucioneve.
“Komuna është fillimi i çdo politike dhe është vendi ku qytetarët ndajnë së bashku të mirat që mund t’i sjellë një politike e ndershme, ashtu si edhe vendi ku ata organizohen për të zgjidhur problemet të vogla e të mëdha që na pengojnë të gjithëve ose ndonjërit nga ne”, shprehet Kurti në këtë video-mesazh.
Tutje, Kurti thotë se, “Më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike, qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë”.
“Prandaj kam sigurinë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, qytetarët e Kosovës, kudo, do të votojnë për projektin modernizues, të ndershëm e humanistë, të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve”, është shprehur Kurti.
Tutje, kreu i VV-së përmendi edhe mos-shtyrjen e zgjedhjeve.
“Zgjedhjet nuk u shtynë, përkundër rekomandimit të IKSHPK-së, mbi rrezikun nga pandemia, tash neve do të na duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe fitores së shkurtit, t’ia bashkëngjesim atë të tetorit komunë për komunë. Ndërkohë dhe tërë kohën, çdo kund dhe secili respektojmë masat, vaksinohemi dhe mbrojmë veten e njëri-tjetrin”, shprehet kryeministri Kurti.
“E dimë se zhvillimi e përparimi, shtimi i mirëqenies, luftimi i korrupsionit, janë të vështira. E dimë po ashtu se regresi, kthimi pas në situatën e pandëshkueshmerisë, është i lehtë sepse të korruptuarit ende janë aty, të rinj e të vjetër, edhe nëpër komuna, dhe janë gjithnjë të gatshëm për pushtet, përderisa ende nuk është reformuar sistemi i drejtësisë”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se ndryshimet e bëra në qeverisje mundësojnë ndryshimet e nevojshme nëpër komuna, e sipas tij, kur qytetarët i ndryshojnë komunat për të mirë, ndryshimet e dëshiruara në vend përshpejtohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë