Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar të enjten me Maqedoninë e Veriut.
Rizvanolli ka theksuar se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut në fushën e energjisë është e rëndësisë së veçantë, derisa ka shtuar se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të ndodhë vetëm me Maqedoninë e Veriu, por edhe me vendet e tjera.
“E para çështje është marrëveshja e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, marrëveshja që e kam nënshkruar ka të bëjë me fushën e energjisë. Sa i përket marrëveshjes së djeshmit është me rëndësi bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve tona dhe jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, jo vetëm me Shqipërinë ne kemi synime të ngjashme që është integrimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Me këtë marrëveshje jemi dakorduar të ndajmë përvoja ndërmjet dy vendeve, sa i përket Maqedonisë së Veriut në disa procese ata janë pra nesh, synohet që të rritet bashkëpunimi ndërmjet sektorëve privat”, tha ajo.
Siç njofton EO, ministrja Rizvanolli tha se projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror.
Sipas saj, duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin. Ajo tha po ashtu se ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Qeveria e Kosovës për arsye se nuk dihet kosto totale e projektit.
“Po flitet për gazin amerikan, jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës dhe në këtë rast është opsioni i ndërtimit të gazsjellësit, nuk jemi duke folur për gaz amerikan apo ndonjë shteti por jemi duke folur për mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës për sjelljen e gazit”.
“Strategjia e energjisë, në infrastrukturë të gazit, siç e kemi thënë prej fillimit të mandatit qëllimi ynë është që vendimet qe i marrim në energji të jenë mirë të informuara dhe në këtë sektor, konsiderojmë që është e rëndësishme t’i kemi informata më të sakta”.
“Ndërtimi i infrastrukturës së gazit është duke u shqyrtuar dhe ka shumë keqkuptime, ne kemi qenë në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, me MSS, Ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsion që po shqyrtohet. Kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshme me partnerë, sidomos me MSS i SHBA-së. MSS ka alokuar një grant rreth 200 milionë dollarë që do shfrytëzohej për ndërtimin pjesërisht të kësaj infrastrukturë”.
Ajo tha se MSS-ja ka alokuar 200 milionë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, e që tha se është investimi më i madh. “MSS ose ndonjë organizatë tjetër nuk do të financonte tërë projektin, kemi të bëjmë me investim më të madh se kaq gjatë 5 muajve të fundit, kemi pasur bashkëpunim intensiv me MSS”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City