LAJMI I FUNDIT:

Januzaj shënon gol të bukur në Ligën e Evropës ndaj PSV Eindhoven

Januzaj shënon gol të bukur në Ligën e Evropës ndaj PSV Eindhoven

Adnan Januzaj ka vazhduar me formë të mirë për skuadrën e tij Real Sociedad.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në Ligën e Evropës, në përballjen që Sociedad po e zhvillon ndaj PSV Eindhoven.


Në fakt ishte ekipi vendas që kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Gotzes.

Por në minutën e 34-të të ndeshjes, Adnan Januzaj doli në skenë për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Istogasi pranoi një top të bukur në zonë nga Zaldua dhe arriti të shënoj me qetësi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Sociedad vetëm pesë minuta më vonë shënoi për 1-2 me Aleksander Isak duke shkuar në pushim prej 15 minutave me epërsi ndaj PSV Eindhoven. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rlNfTzE803A&ab_channel=JeanetteErazo