LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund mposht Besiktasin – gjermanët fitojnë në Stamboll fal golave të Bellingham dhe Haaland

Borussia Dortmund mposht Besiktasin – gjermanët fitojnë në Stamboll fal golave të Bellingham dhe Haaland

Borussia Dortmund ka fituar ndaj Besiktas si mysafir me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ishte e bukur në një stadium ku atmosfera asnjëherë nuk mungon, sikurse që është ai i “Vodafone Park”.


‘Milionerët’ kaluan shpejtë në epërsi në minutën e 20-të, kur Thomas Meunier gjen Jude Bellingham që shënon për 1-0.

Në mintuën e 27-të, Borussia humbi rast të mirë me Erling Haaland, kur norvegjezi nuk shënoi me portë e zbrazët.

Një minutë më pas Marco Reus, po ashtu kishte rast të mirë, por portieri Ersin Destanoglu ishte në vend.

Krejt në fund të pjesës së parë, doli në skenë Haaland, arriti të shënojë për 2-0 pas pasimit të Bellingham.

Edhe pjesa e dytë ishte e mirë me raste nga të dyja palët.

Por për ta parë golin e radhës u desh të pritej minuta e tretë e kohës shtesë të pjesës së dytë, kur Miralem Pjanic harkoi në zonë dhe gjeti kokën e Francisco Monteros që shënoi për 2-1.

Me këtë fitore Borussia Dortmund ka marr tri pikët e para, ndërsa Bestikas është pa pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori