LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, rreth njëmijë raste të reja dhe katër viktima nga COVID-19

Në Shqipëri, rreth njëmijë raste të reja dhe katër viktima nga COVID-19

Në Shqipëri, 992 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 4 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 5480 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 843 qytetarë nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i pandemisë.


Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë është aktualisht 12,744.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë. Gjatë këtij muaji qytetarët që janë mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në vend.

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        992

Të shëruar në 24 orë      843

Të shtruar në spitale       194

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    5,446

Shkodër  1,429

Durrës   1,114

Fier   1077

Vlorë   799

Lezhë    685

Elbasan  639

Berat  510

Korçë  302

Kukës   280

Gjirokastër   254

Dibër  209