Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Selanik, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Tema kryesore e këtij takimi është dialogu i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane.
Takimin e përshëndeti komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ndërsa po merr pjesë edhe sekretari i shtetit i Sllovenisë, Gašper Dovžan, vendi i të cilit është kryesues i radhës i Presindecës së Këshillit të BE-së.
Në fjalën e saj gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje ndaj Greqisë, për qasjen strategjike dhe gatishmërinë për të investuar në bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, si dhe në avokimin për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Ne me të vërtetë konsiderojmë se ky rol aktiv dhe kontribut është i vlefshëm jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, shtoi Gërvalla.
Ministrja Gërvalla, teksa foli për çështje rajonale, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit duke ju referuar procesit të Berlinit si platformë për bashkëpunim rajonal në lidhje me BE-në, e cila u theksua edhe gjatë takimit të së martës në Tiranë me kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Ne duhet të mbajmë një qëndrim proaktiv dhe pro BE-së. Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht këto diskutime themelore për të ardhmen e Evropës, të cilat po ndodhin tani. Dhe sa i përket vendit tim, ne nuk do të ndryshojmë drejtimin drejt BE-së, nuk do të kërkojmë struktura konkurrues”, shtoi më tej ministrja Gërvalla.
Sipas kryediplomates së Kosovës, ideja e Ballkanit të Hapur perceptohet në të gjithë BE-në si një koncept konkurrues ndaj BE-së.
Në këtë drejtim, Gërvalla tha se Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së dhe nuk është në kërkim të strukturave konkurruese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë