LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ka pasur dyshime për manipulim të numrit të vdekjeve nga coronavirusi

Haxhiu: Ka pasur dyshime për manipulim të numrit të vdekjeve nga coronavirusi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se ka pasur dyshime për manipulimin e rasteve të vdekjes nga coronavirusi.

Haxhiu ka thënë se sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të duhej të ishte ministri Arben Vitia për të dhënë sqarime rreth situatës, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj që sot këtu në mbledhjen e parë të Komisionit, para nesh do të duhej të ishte ministri i Shëndetësisë bashkë me përgjegjësit të cilët kanë qenë udhëheqës të këtij sektori të shëndetësisë gjatë kësaj situate për të na dhënë sqarimet, duke filluar nga Ministri i Shëndetësisë, Bordi i ShSKUK-së dhe IKSHPK-ja rreth këtij eskalimi enorm të pandemisë ku Kosova renditet me vdekshmëri më të lartë të botë në 1 milion banorë dhe me nivelin e vaksinimit më të ulët në botë”, tha ai.


Haxhiu shtoi tutje se Ministria e Shëndetësisë po ndryshon rastet e vdekjeve nga COVID-19 brenda disa minutash.

“Ka pas dyshime edhe për manipulimin e rasteve me numrin e rasteve të vdekjeve. Njëherë ministria i qet 28 vdekje pas disa minutash e përmirëson 24 vdekje. Situata edhe sot vazhdon me qenë e rëndë. Ka filluar të bijnë rastet aktive por ka rënë edhe numri i testimeve”, pohoi ai.

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale është duke vazhduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori