LAJMI I FUNDIT:

Isufi pas fitores ndaj Ulpianës: Jam i kënaqur me lojën, por Ballkani nuk po gjen qetësi si vendas

Isufi pas fitores ndaj Ulpianës: Jam i kënaqur me lojën, por Ballkani nuk po gjen qetësi si vendas
Foto: FC Ballkani/Facebook

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka folur pas fitores së vështirë të skuadrës së tij në shtëpi nga Ulpiana.

Ballkani ka fituar në minutat shtesë me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Ulpianës në kudër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.


Megjithatë, kjo fitore në minutat shtesë ka bërë që trajneri i vendasve, Isufi të deklaroj pas ndeshjes se ekipi i tij nuk po arrin të gjej qetësinë e duhur.

Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Ulpianës
Lexo po ashtu Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Ulpianës

“Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi ndërtuar, por në disa momente nuk kemi pasur qetësi”, ka thënë fillimisht Isufi pas ndeshjes.

“Një ekip i cila është në avantazh prej 2-0 dhe pëson gola për shkak të gabimeve, duhet të analizohet kjo ndeshje”.

“Pjesërisht jam i kënaqur, por kur luajmë si vendas nuk po e kemi qetësinë e duhur. Kjo është për t’u mësuar dhe analizuar do t’i shikojmë dhe do t’i analizojmë këto”.

“Sot na erdhi fati dhe fituam 3 pikë, nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë”.

“Nuk kishte vetëkënaqësi nga lojtarët, krijonim raste por ishim të shqetësuar në konkretizim”.

“Nuk të lejon rezultati 2-0 që të keni qetësi, është njëri ndër rezultatet më të rrezikshme. Duhet të pranosh ndonjëherë rezultatin 2-0 dhe të përfundosh ndeshjen pa tentuar të shënojmë shumë gola”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori