LAJMI I FUNDIT:

Coman luan me nervat e Bayernit, vazhdon të refuzojë ofertat për rinovim të kontratës

Coman luan me nervat e Bayernit, vazhdon të refuzojë ofertat për rinovim të kontratës

Kingsley Coman është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm te Bayern Munich ndër vite.

Por sulmuesi francez ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit dhe kjo shkaku i kontratës së re.


Coman ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023, derisa bavarezët tanimë janë duke tentuar ta bindin atë për një kontratë të re e cila do ta mbante francezin në Allianz Arena deri në vitin 2026.

Por mediat në Gjermani kanë shkruar se francezi po luan me nervat e Bayernit, pasi është duke i refuzuar ofertat një pas një për vazhdimin e kontratës.

25-vjeçari synon që të jetë në mesin e top pesë lojtarëve më të paguar në klub, por këto kërkesa të tij nuk janë dëgjuar nga drejtuesit bavarez.

Coman tanimë ka filtruar me disa skuadra angleze dhe nëse nuk vazhdon kontratën deri në janar, Bayerni synon që ta nxjerr në shitje atë.

Chelsea, Manchester City dhe Liverpool janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin anësorë.

Bayerni është gati ta lë të lirë në janar francezin, por dëshiron që të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/