LAJMI I FUNDIT:

Messi shpërtheu në lot teksa festonte titullin e Copa America para tifozëve argjentinas

Messi shpërtheu në lot teksa festonte titullin e Copa America para tifozëve argjentinas

Lionel Messi shpërtheu në lot kur festoi titullin e Copa Americas para njerëzve të vendit të tij tij pas het-trikut të tij mahnitës kundër Bolivisë.

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Bolivisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të tre gola dhe secili më i mirë se tjetri u shënuan nga lojtari kryesor dhe kapiteni i ekipit kombëtar, Messi.


Argjentina mposht me lehtësi Bolivinë, Messi shënon het-trik
Lexo po ashtu Argjentina mposht me lehtësi Bolivinë, Messi shënon het-trik

Megjithatë, ‘momenti i ditës’ nga Messi ndodhi pas shënimit të het-trikut apo më saktë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bolivisë.

Pasi skuadra e tij mundi Bolivinë, 34-vjeçari dhe shokët e tij ndërkombëtarë festuan triumfin e tyre në Copa America, duke parakaluar me trofeun para tifozëve argjentinas që kishin mbushur stadiumin.

Ky ishte trofeu i parë ndërkombëtar për Messin dhe kjo e bëri emocional kapitenin argjentinas.

Messi shpërtheu në lot gjatë festës dhe këto momente u bënë virale në rrjetet sociale, pasi shihej qartë dhe tregohej se sa do të thotë Argjentina për të.

Messi thyen rekordin e golave ​​të Peles, bëhet golashënuesi më i mirë me kombëtare në Amerikën e Jugut
Lexo po ashtu Messi thyen rekordin e golave ​​të Peles, bëhet golashënuesi më i mirë me kombëtare në Amerikën e Jugut

Gjatë mbrëmjes, Messi gjithashtu theu një rekord të madh të vendosur nga legjenda braziliane, Pele.

Sulmuesi argjentinas me het-trikun ndaj Bolivisë shkoi në kuotën e 79 golave me kombëtare, duke u bërë më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, pasi rekordi mbahet nga Pele me 77 gola. /Telegrafi/