LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për punëtorët e shtetit dhe disa sektorë privatë në SHBA

Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për punëtorët e shtetit dhe disa sektorë privatë në SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden vendosi të enjten rregulla të reja të rrepta të vaksinës për punonjësit federalë, punëdhënësit e mëdhenj dhe stafin e kujdesit shëndetësor në një përpjekje gjithëpërfshirëse për të kontrolluar rritjen e fundit të rasteve me COVID-19.

Kërkesat e reja mund të zbatohen për deri në 100 milionë amerikanë, afërsisht dy të tretat e fuqisë punëtore amerikane dhe përbëjnë shtytjen më të fortë të liderit shtetëror deri më tani për të kërkuar vaksina për pjesën më të madhe të vendit, raporton cnn.


“Ne kemi qenë të durueshëm, por durimi ynë është dobësuar dhe refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve”, tha Biden, duke iu drejtuar amerikanëve që ende refuzojnë të marrin një vaksinë pavarësisht dëshmive të shumta të sigurisë së tyre dhe miratimit të plotë të vaksinës Pfizer-BioNTech nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, transmeton Telegrafi.

Ai tha se tek amerikanët e vaksinuar po rritej zemërimi me 80 milionë njerëz që nuk kanë marrë një vaksinë dhe po nxisin përhapjen e virusit. Dhe ai pranoi se hapat e rinj nuk do të siguronin një rregullim të shpejtë.

“Ndërsa Amerika është në gjendje shumë më të mirë sesa ishte shtatë muaj më parë kur mora detyrën, më duhet t’ju them një fakt të dytë: Ne jemi në një gjendje të vështirë dhe mund të zgjasë për një kohë”, tha Biden në një fjalim të hershëm në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë.

Në qendër të planit të ri të Biden është Departamentit të Punës që t’u kërkojë të gjitha bizneseve me 100 ose më shumë punonjës të sigurohen që punëtorët e tyre ose të vaksinohen ose testohen një herë në javë, një hap i vështirë që presidenti e ndërmori pas konsultimit me zyrtarët e administratës dhe avokatët e administratës. Kompanitë mund të përballen me mijëra dollarë gjobë për punonjësit nëse nuk respektojnë rregullat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori