Pasi na dhuroi tri pikët ndaj Hungarisë, Armando Broja, zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe ndaj San Marinos, teksa zbriti në fushë vetëm në fillim të pjesës së dytë, por 45 minuta i mjaftuan që të shënojë një gol, të godasë traversën dhe të japë dy asiste.
Në intervistën për Supersport, sulmuesi 19-vjeçar shmangu polemikat për mos aktivizimin si titullar dhe deklaroi se ndihet i kënaqur kur ndihmon shokët e skuadrës të shënojnë gol.
Një tjetër ndeshje ku Broja udhëheq Shqipërinë drejt suksesit…
Nuk është se luaj vetëm unë, pasi luan e gjithë skuadra dhe sot për mua ishte shumë mirë, pasi morëm 3 pikë dhe bëmë shumë gola. Është mirë të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë në Hungari e Angli kështu, me të njëjtin mentalitet. Sot duhej të bënim sa më shumë gola. Kishim raste për të bërë edhe më shumë, por ishte ndeshje e kompletuar dhe para tifozëve shqiptarë është gjë e bukur.
Si ndjeheni që pas tribunës në Poloni, bëheni protagonist në dy ndeshje ku e nisni nga pankina?
Trajneri më ka aktivizuar gradualisht. Me Poloninë s’kam luajtur, me Hungarinë luajta 20 minuta dhe sot një pjesë loje. Unë do mundohem të bëj më të mirën në aq minuta sa më jep trajneri. Këtë herë jam shumë i kënaqur që kam shënuar dy gola në dy ndeshje.
Këmbëngulët shumë të çonit te goli Uzunin dhe ia dolët…
Sulmuesi duhet të japë edhe asiste, jo vetëm të bëjë gola. Jam sulmues që kam qejf te jap asiste dhe të ndihmoj ekipin sa të mundem. Është gjë e mirë kur sheh shokët që kënaqen duke shënuar. Jemi të gjithë bashkë një skuadër dhe kjo është gjë e mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje