LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet biseda e ashpër e Lionel Messit me zyrtarin shëndetësor të Brazilit për shkak të anulimit të ndeshjes

Zbulohet biseda e ashpër e Lionel Messit me zyrtarin shëndetësor të Brazilit për shkak të anulimit të ndeshjes

Biseda e nxehtë e Lionel Messit me një zyrtar shëndetësor është zbuluar pas suspendimit të diskutueshme të ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës.

Takimi kualifikues për Kupën e Botës u braktis vetëm pesë minuta pas fillimit të së dielës.


Zyrtarët brazilianë të shëndetësisë hynë në fushën e lojës dhe kundërshtuan pjesëmarrjen e katër lojtarëve të Argjentinës që ata besojnë se thyen protokollet e COVID-19.

Messi e Neymar qeshnin, derisa autoritetet braziliane ndërprenë ndeshjen shkaku i katër lojtarëve të Argjentinës
Lexo po ashtu Messi e Neymar qeshnin, derisa autoritetet braziliane ndërprenë ndeshjen shkaku i katër lojtarëve të Argjentinës

Ajo erdhi pasi autoritetet e Brazilit kishin thënë se katër lojtarë që luajnë në Ligën Premier duhej të karantinoheshin pasi udhëtuan nga Anglia.

Loja nuk rifilloi pas ndërhyrjes dramatike, me Messin që shfaqi zemërimin e tij ndaj zyrtarit shëndetësor.

Sipas RMC Sport, ai tha: “Ne kemi qenë këtu për tre ditë, po prisnim të luanim ndeshjen, pse nuk erdhët më herët?”.

Zyrtare: Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës
Lexo po ashtu Zyrtare: Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës

“Kjo është një rrëmujë, ne do të largohemi”.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se situata e bëri atë “shumë të trishtuar” dhe sulmoi zyrtarët shëndetësorë të Brazilit për ndërprerjen e ndeshjes.

“Kjo më bën shumë të trishtuar”, deklaroi ai. “Unë nuk jam duke kërkuar ndonjë fajtor. Nëse diçka ka ndodhur ose nuk ka ndodhur, nuk ishte koha për të bërë atë ndërhyrje”.

Brazili kërcënon me largim katër lojtarë të Argjentinës – ndërpritet ndeshja
Lexo po ashtu Brazili kërcënon me largim katër lojtarë të Argjentinës – ndërpritet ndeshja

“Duhet të ishte një festë për të gjithë, për të shijuar lojtarët më të mirë në botë. Unë do të doja që njerëzit e Argjentinës të kuptonin se si trajner unë duhet të mbroj lojtarët e mi”.

“Në asnjë moment nuk u njoftuam se ata nuk mund të luanin ndeshjen. Ne donim ta luanim ndeshjen, edhe futbollistët brazilianë gjithashtu”.

Asnjë datë e re për takimin e riorganizuar nuk është caktuar, me Brazilin dhe Argjentinën që presin vendimin zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori