LAJMI I FUNDIT:

Është duke shkëlqyer te Salzburgu, Bayerni po mendon rikthimin e Karim Adeyemit

Është duke shkëlqyer te Salzburgu, Bayerni po mendon rikthimin e Karim Adeyemit

Karim Adeyemi është njëri nga talentët më të mirë në Evropë.

Sulmuesi gjerman e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri me gjigantin austriak, RB Salzburg.


Në nëntë ndeshjet e para mes kampionatit, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Austrisë, Adeyemi ka arritur të shënoj shtatë gola dhe të asistojë në një tjetër.

Falë formës shumë të mirë, lojtari është grumbulluar edhe nga Kombëtarja A e Gjermanisë dhe po pret debutimin.

Bayern Munich është duke e monitoruar situatën e tij, pasi dëshiron ta rikthejë në skuadër në edicionin e ardhshëm.

19-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të Bayernit, pasa se të largohej në drejtim të Unterhaching e nga ku kaloi te RB Salzburg në vitin 2018 për 3,3 milionë euro.

Lojtari po shihet si sensacion në futbollin austriak dhe Bayerni është duke tentuar ta rikthejë atë.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 25 milionë euro për rikthimin e talentit të madh gjerman në Allianz Arena. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori