LAJMI I FUNDIT:

Pse gratë shtatzëna kanë ëndrra të këqija: Identifikoni shkakun e problemit dhe dëgjoni këshillat tona

Pse gratë shtatzëna kanë ëndrra të këqija: Identifikoni shkakun e problemit dhe dëgjoni këshillat tona
shutterstock

Shumë nëna të ardhshme kanë një problem me makthet dhe ëndrrat e këqija

Në vijim janë disa këshilla për ju!

Nënat shpesh ankohen për pagjumësinë gjatë shtatzënisë. Edhe pse zakonisht shoqërohen me dhimbje shpine dhe problemin e gjetjes së pozicionit më të rehatshëm, ëndrrat e këqija gjithashtu mund të krijojnë një problem.


Ëndrrat e çuditshme dhe bizare në të vërtetë janë dukuri e shpeshtë gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e shohin arsyen në faktin se nënat janë plot shqetësime të ndryshme për foshnjën dhe shëndetin e tyre, për atë që i pret në lindje, a do të jenë nëna të mira…

Nëse ato dëgjojnë histori të shëmtuara dhe të vështira për shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve, është krejt e kuptueshme që ato kanë ëndrra të këqija.

Besoni apo jo, këto ëndrra të këqija kanë një anë të mirë – ato ju tregojnë se jeni nën stres dhe ju paralajmërojnë se është koha për t’u çlodhur.

Prandaj, gra shtatzëna, përpiquni të lexoni histori të bukura, mendoni pozitivisht dhe imagjinoni fëmijën tuaj. Joga para gjumit gjithashtu mund të ndihmojë, ashtu si një libër i këndshëm dhe relaksues.

/Telegrafi/