Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur ministrin Murati “hajn i vogël” i Kurtit.
I pyetur në lidhje me akuzën për keqpërdorime në shpronësime gjatë qeverisjes së tij, të cilat i ka bërë ministri Murati, Haradinaj tha se ky rast është dashur që njëherë të dërgohet në prokurori.
Sipas Haradinajt, Murati ka marrë si detyrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të zhvendosur vëmendjen që ishte në menaxhimin e pandemisë, diku tjetër.
“Ajo që shoh unë të ky ministri i Financave, që jo pa arsye e kanë pru këtu, se ky është targambledhës i Kurtit, ky është një hajn i vogël i Kurtit, siç e ka pas Durmishin, si Liburnin në drejtori të Urbanizimit në Prishtinë. Këtij iu ka dhanë detyra me zhvendos vëmendjen, kur janë 36 të vdekur, me zhvendos vëmendjen te një proces që nuk ka ndodh pagesa, për me tregu që është një hajn i vogël, u dasht me qu njëherë në prokurori, pastaj me dal në konferencë. Por ky me detyrë prej shefit të vet e ka bo njëherë konferencën për shtyp. Por, kjo nuk ua mbulon dështimet e tij”, tha Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
Tutje, Haradinaj shtoi se, “kjo Qeveri është kundër investimeve kapitale”.
I pyetur nëse janë keqpërdorur 12 milionë euro ashtu siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, Haradinaj tha se ai nuk e di këtë.
“Ku me marr vesh unë a janë keqpërdorë, këtij i ka tregu stafi i tij, i ka thanë shefi i vet: “Dil se na u kajt nana, se po vdesin shumë njerëz, e ta rrutullojmë pak diskutimin, se krejt diskutimi edhe shigjetat janë të drejtuara tek ne, pasi po vdesin nga 20 njerëz në spitale”, tha Haradinaj duke bërë thirrje që secili që gjen keqpërdorime të shkojnë në prokurori.
Ndryshe, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka paraqitur disa të gjetura që sipas tij flasim për keqpërdorime gjatë qeverisjes Haradinaj në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë, saktësisht për 16 zona kadastrale.
Ai tha se vazhdimisht kanë thënë se me shpronësimet gjithmonë janë bërë dallaveret e mëdha dhe këtë e kanë vërtetuar edhe me raportin e brendshëm të auditorit.
Murati ka bërë thirrje që prokuroria të merret me këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!