LAJMI I FUNDIT:

Po zgjeronin aeroportin, zbulohet një varr masiv në Ukrainë

Po zgjeronin aeroportin, zbulohet një varr masiv në Ukrainë

Varri masiv u zbulua në Odessa, një qytet në jug të Ukrainës dhe dëshmitë aktuale tregojnë se ai daton nga periudha e regjimit të Jozef Stalinit.

Historianët pohojnë se disa qindra mijëra njerëz u vranë në Ukrainë gjatë atij regjimi, raporton bbc.


Midis pesë dhe tetë mijë mbetje të trupave njerëzorë u gjetën me objekte të ndryshme, dhe historianët besojnë se viktimat u ekzekutuan nga policia sovjetike në fund të viteve 1930.

Trupat u shpërndanë në një total prej 29 varresh dhe u zbuluan gjatë një ekzaminimi të tokës para zgjerimit të territorit të aeroportit.

Drejtori i degës rajonale të Institutit Memorial të Ukrainës, Sergiy Gutsalyuk, tha se identifikimi i viktimave aktualisht nuk është i mundur, sepse të gjitha dokumentet dhe të dhënat zyrtare të mundshme janë në Rusi.

Agjencia kombëtare ukrainase e lajmeve Ukrinform shkruan se në Odessa midis viteve 1938 dhe 1941, policia sekrete sovjetike dënoi me vdekje rreth 8.600 njerëz.

Edhe pse i madh, ky varr masiv nuk mund të krahasohet me varrin më të madh të gjetur ndonjëherë në fshatin e pyllëzuar të Bikivnia, pranë kryeqytetit Kiev. Gjatë sundimit të Stalinit, rreth 200 mijë njerëz u ekzekutuan atje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori