Në vitin 2008, kur Joe Biden në cilësinë e senatorit vizitoi Afganistanin, së bashku me dy senatorë tjerë amerikanë, helikopteri që i transportonte është detyruar të bëjë ulje emergjente në kodra për shkak të një stuhie të fuqishme.
Ishte një përkthyes afgan i cili asokohe kishte shkuar me ushtrinë amerikane për ta shpëtuar Bidenin, John Kerry dhe Chuck Hagel, transmeton Telegrafi.
I kishin kaluar mbi 30 orë në temperatura ekstrem të ulëta së bashku me ushtarët amerikanë dhe ata afganë, duke përcjell senatorët deri në destinacionin e tyre.
Kjo “ekspeditë”, siç thonë ushtarët amerikanë të cilët morën pjesë, është përcjell me qindra shkëmbime zjarri derisa i dërguan në zonë të sigurt senatorët dhe Anthony Blinkenin që asokohe ishte ndihmës i Bidenit.
Përkthyesi që asokohe ishte 36-vjeçar, njihet vetëm me emrin Muhamed dhe është një prej qindra bashkëpunëtorëve të forcave amerikane, që aktualisht kanë mbetur të ngujuar në Afganistan, pasi që evakuimi që përfundoi më 31 dhjetor nuk e gjeti atë dhe familjen e tij në ndonjë nga aeroplanët që transportonin stafin e ambasadës, qytetarët amerikanë dhe bashkëpunëtorët.
“Përshëndetje, zotëri president: Më shpëtoni mua dhe familjen time. Mos më harroni këtu”, e ka cituar Wall Street Journal në një raportim ekskluziv.
Muhamet është lajmëruar për vizë emigrantësh (SIV) që ndahen në kuadër të programit për evakuimin e përkthyesve që kanë ndihmuar SHBA-të gjatë luftës 20-vjeçare, por ka ngecur pasi kompania nënkontraktuese për të cilën punoi humbi dokumentet e nevojshme”, shkruan WSJ.
“Shërbimi i tij i parezervë për ushtarët tonë do duhej të shërbente si model”, ka shkruar nënkoloneli Andrew Till në kërkesën e tij për vizë të përkthyesit.
“Nëse mund ta ndihmoni vetëm një afgan, atëherë zgjidheni”, ka shkruar Shan O’Brien, veteran i ushtrisë amerikane që punoi me Mohamedin gjatë vitit 2008.
Por duket se të gjitha këto nuk e ndihmuan Muhamedin i cili muajin e kaluar arriti deri të aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, Hamit Karzai, sikurse qindra afganë tjerë që dëshironin të largoheshin nga vendi – nga frika se do ta pësojnë me jetë nga talebanët.
Ushtarët amerikanë para aeroportit i kishin thënë se ai mund të futet, por jo edhe gruaja dhe fëmijët e tij, pavarësisht rregullave që bashkëpunëtorët e amerikanëve lejohen të marrin me vete familjen e ngushtë.
“Nuk po mundem të dalë nga shtëpia. Jam i frikësuar”, ka thënë Muhamet për WSJ, pasi që ushtarët e fundit u larguan me aeroplan nga Kabuli.
E gazetarja e WSJ, Tarina Parti i ka kërkuar një përgjigje për Muhamedin, zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Komenti juaj për të dhe pse bashkëpunëtorët e tjerë afganë sikurse ai janë akoma në Afganistan, nëse presidenti beson siç ka thënë sot, që misioni ka qenë i suksesshëm”, e pyeti gazetarja zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë.
“Porosia jonë për të është e qartë: Faleminderit që keni luftuar përkrah nesh në 20 vitet e fundit. Faleminderit për rolin që e keni luajtur që të ndihmoni shumë shtetas tonë që kishin ngecur në situata të rënda”, ka shtuar Psaki.
Megjithatë ka premtuar që Washingtoni do të bëjë gjithçka që është e munduar për ta nxjerrë atë dhe të tjerët sikurse ai “përmes një faze diplomatike”.
“Do t’ju nxjerrim. Respektojmë shërbimin tuaj, jemi të vendosur ta bëjmë këtë”, tha ndër tjera Psaki. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Luani e sulmoi keq një burrë në Pakistan, pasi ky i fundit u përpoq të bënte një “selfie” me bishën
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk
Po tentonte të tregonte se si përdoret arma, momenti dramatik kur një burrë qëlloi me armë një tjetër në Poloni
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan
Po tentonte të tregonte se si përdoret arma, momenti dramatik kur një burrë qëlloi me armë një tjetër në Poloni
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit