LAJMI I FUNDIT:

Kuqezinjtë tanë përballë Polonisë së Lewandowskit: E vështirë, por jo e pamundur

Kuqezinjtë tanë përballë Polonisë së Lewandowskit: E vështirë, por jo e pamundur

Sot (e enjte), në orën 20:45, në “PGE Narodowy” të Varshavës do të startojë ndeshja kualifikuese e Grupit I, mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Nën gjykimin e një tresheje italiane, të përbërë nga Filippo Meli, Ciro Carbone dhe Maurizio Mariani, dy kombëtaret do të synojnë suksesin, që të rivalizojnë për vendin e dytë, sepse kreu me gjasë do të jetë i “pushtuar” nga Anglia, favorites absolute në grupin eliminator për Katar 2022.

Aktualisht, Polonia ka katër pikë, ndërsa Shqipëria gjashtë pikë. Polakët janë të pamposhtur në tetë ballafaqimet e luajtura ndaj kuqezinjve, me gjashtë fitore dhe dy barazime, sipas statistikave të UEFA-s.

Reja: Shpresoj që Lewandoski të mos luajë si te Bayern Munich, ndaj Polonisë për të fituar pikë
Lexo po ashtu Reja: Shpresoj që Lewandoski të mos luajë si te Bayern Munich, ndaj Polonisë për të fituar pikë

Shqipëria rrezikon sonte shumë, por që duhet patjetër të fitojë. Në aspektin e rrezikut, me nga një kartonë të verdhë janë të ndëshkuar Keidi Bare, Sokol Cikalleshi, Berat Gjimshiti, Klaus Gjasula, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj, e një i dyti do t’i penalizonte për ndeshjen e radhës.

Kujtojmë se kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja do t’i luajë në shtëpi dy ndeshjet pasuese, ndaj Hungarisë (5 shtator) dhe San Marinos (8 shtator).

Berisha beson që Shqipëria mund ta befasojë Poloninë e Lewandowskit
Lexo po ashtu Berisha beson që Shqipëria mund ta befasojë Poloninë e Lewandowskit

Në këtë fushatë kualifikuesesh, kuqezinjtë janë ndeshur me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon, duke marrë dy fitore ndaj modestëve në grup dhe humbur ndaj Tre Luanëve.

Për momentin kryeson Anglia me nëntë pikë, e ndjekur nga Hungaria me shtatë pikë dhe Shqipëria me gjashte pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
E duan e gjithë Evropa, Barcelona po e blindon sensacionin më të ri

E duan e gjithë Evropa, Barcelona po e blindon sensacionin më të ri

La Liga
Kiko Casilla zbulon se goli i Benzemas kundër Liverpoolit në 2018 nuk ishte rastësi

Kiko Casilla zbulon se goli i Benzemas kundër Liverpoolit në 2018 nuk ishte rastësi

Liga e Kampionëve
“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona

“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona

La Liga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
UEFA shqipton dënimin për tifozin që bëri selfie me Cristiano Ronaldon

UEFA shqipton dënimin për tifozin që bëri selfie me Cristiano Ronaldon

Përfaqësueset
Kalo në kategori