Analisti politik Dardan Sejdiu, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është njëherësh edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.
Sejdiu tha se Vitia fajin për asgjësimin e 133 mijë vaksinave AstraZeneca ia la popullit.
Ai theksoi se nuk mund ta konceptojë si e sheh qeverisjen dikush që i ka mbi 50 përqind.
“Nëse thotë dikush se unë kam kaq vaksina, kam kontratë për 1.2 milion vaksina dhe për këto nuk na tregon një plan dinamik dhe nuk bën një fushatë vetëdijesimi dhe del pas dy muaj më vonë del dhe thotë më duhet t’i asgjësojë 133 mijë vaksina dhe fajin për këtë ia bartë popullit e kam problem të konceptojë dhe perceptojë si e sheh dikush qeverisjen që i ka mbi 50 përqind”.
Dardan Sejdiu shtoi se pandemia mund të jetë edhe strategji e Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale.
“Pandemia mund të jetë strategji fushate ku numrat fillojnë për të rënë, trendi i vaksinimit është i madh. Dhe mund të thuash pas një muaji ose një muaji ose një muaj e gjysmë kur ne futemi në vrullin e madh të fushatës se unë e kam menaxhuar pandeminë dhe e kam menaxhuar pandeminë mirë”, tha ai në Klan Kosova.
Sot gjatë ditës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media njoftoi se janë hequr nga përdorimi mbi 133 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që ishin donacion nga Norvegjia.
Vitia tha se shkaku për largimin e këtyre dozave ishte skadimi i afatit më 31 gusht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës
Zhvilluan gara në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia ua ndalon vozitjen për një vit dy shoferëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit