LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët pro dhe kundër ashpërsimit të masave anti-COVID nga Qeveria

Qytetarët pro dhe kundër ashpërsimit të masave anti-COVID nga Qeveria

Gjendja shëndetësore në Kosovë si pasojë e përhapjes së coronavirusit është rënduar shumë dhe për pasojë qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Në mesin e masave të reja është kthyer edhe ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00.

Masat e reja anti-Covid përfshijnë kthimin e orës policore apo kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.


Sektori i gastronomisë do të punojë deri në orën 21:30 dhe do të lejohet shërbimi vetëm në ambiente të jashtme.

Po ashtu shkollat do të jenë të mbyllura deri me 13 shtator.

Institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë vetëm me stafin e domosdoshëm deri më 13 shtator.

Qytetarët në Kosovë janë të ndarë sa i përket masave shtrënguese që ka marrë qeveria.

20 të vdekur dhe 932 raste të reja me coronavirus
Lexo po ashtu 20 të vdekur dhe 932 raste të reja me coronavirus

Disa mendojnë se masat e marra nga qeveria kanë qenë shumë të nevojshme dhe sipas tyre qytetarët janë përgjegjës për shëndetin e tyre.

“Masat janë me vend. Në çdo vend të botës perëndimore janë marrë këto masa. Edhe popullata duhet të vetëdijesohet. Të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën”, deklaroi për Telegrafin qytetari Qazim Hasani.

“Qeveria e ka menaxhuar shumë mirë pandeminë. Nuk mund të jetë fajtore qeveria për ata që nuk vaksinohen”, shprehet qytetarja Albiona Nahi.

Disa qytetarë tjerë kanë qenë më kritikë sa i përket menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë.

“Jemi në rrezik por unë do të doja të veprojmë sikurse vendet e rajonit. Shkollat janë hapur në të gjitha vendet, pse te ne të jenë të mbyllura? Nxënësit mbesin mbrapa…Ne jemi popull i vogël dhe i varfër, nuk na takon të lavdërohemi. E shohë Vitinë, punët askund e lavdi në qiell. U deklarua se ka vaksina boll e spitalet dolën e thanë që s’ka vaksina”, deklaroi pensionisti kosovar nga Austria, Majk Spaqi.

“Masat nuk janë në rregull se ekonomia po dëmtohet dhe qytetarët po izolohen”, deklaroi Bislim Ademi, megjithatë ai thotë se qytetarët vet duhet të kenë kujdes.

Disa qytetarë tjerë thonë se masat janë të mira por sipas tyre të vonuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori