LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Donis Avdijaj transferohet në ligën e dytë të Austrisë

Zyrtare: Donis Avdijaj transferohet në ligën e dytë të Austrisë
Foto: tsv-hartberg-fussball.at

Donis Avdijaj ka kopmetuar kalimin te TSV Hartberg.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi nga liga e dytë e Austrisë ka konfirmuar transferimin e lojtarit shqiptar.


“Donis Avdijaj ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023. 25-vjeçari luajti për herë të fundit në AEL Limassol në Qipro. Ai ka luajtur tashmë 42 ndeshje në Bundesligën austriake (SK Sturm) dhe 9 ndeshje në Bundesligën gjermane (Schalke 04). Përveç kësaj, ai deri më tani ka bërë 6 paraqitje (2 gola) në Përfaqësuesen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e klubit.

Donis Avdijaj më pas u deklaruar për faqën e tyre, duke thënë se ai do të tentojë të tregojë se çfarë und të bëjë dhe të rikthehet sërish në formën më të lartë në karrierë.

“Me të vërtetë po pres me padurim të debutojë në Hartberg. Është një klub i madh që është shumë i qëndrueshëm. Dua të tërheq përsëri vëmendjen tek vetja, të tregoj se çfarë mund të bëj dhe kush jam”, ka thënë ai.

“Hartberg është adresa perfekte për këtë. Ju më besoni mua, unë i besoj klubit. Unë mendoj se ne mund të jemi të suksesshëm së bashku. Kjo është më e rëndësishmja”.

Avdijaj që nga largimi prej Schalkes, ka shkuar vetëm duke pësuar rënie në karrierë, derisa tani do të luajë në ligën e dytë të Austrisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori