LAJMI I FUNDIT:

Werner e refuzoi Interin, kjo ishte arsyeja

Werner e refuzoi Interin, kjo ishte arsyeja

Timo Werner ka mundur të transferohet te Interi këtë verë, madje edhe dy klubet thuajse kishin arritur marrëveshje.

Pas transferimit të Romelu Lukakut në Chelsea, Interi ishte në kërkim të një sulmuesi dhe kërkonin me ngulm transferimin e gjermanit.

Madje sipas asaj që ka raportuar Sky Sports Gjermani, Interi ishte gati të ofronte rreth 50 milionë euro për të.


Chelsea ishte pajtuar që ta shiste lojtarin, por ka qenë vet gjermani që ka refuzuar largimin nga londinezët për t’iu bashkuar Interit.

Ka qenë gazetari i Sky Sports, Christian Falk që ka treguar se Werner ka refuzuar transferimin te Interi pasi gjermani dëshironte të luante së bashku me Lukakun.

Werner është kritikuar shumë vitin e kaluar, por reprezentuesi gjerman beson se këtë vit do të shpërthejë në partneritet me sulmuesin belg. /Telegrafi/