Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa të reja bazuar në gjendjen epidemiologjike, masa këto që do të vlejnë nga 31 gushti e deri më 15 shtator 2021.
Në kuadër të këtyre masave, do të ndalohen të gjitha vizitat familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese.
Gjithashtu do të ndalohen edhe vikendet në shtëpi për të dënuarit etj.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 31 gusht 2021 deri më 15 shtator 2021, me Urdhër Operativ do të ndërmarr këto masa:
1. Ndalimin e përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese;
2. Ndalimin e të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit;
3. Ndalimin e punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese;
4. Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;
5. Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit SKYP për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcktuar nga Institucioni;
6. Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;
7. Kufizimi i transferimeve të burgosurve (vetëm rastet e domosdoshme);
8. Lejimin e kontaktit të të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre për rastet që janë në zhvillim, me masat e parapara në urdhërin parapark;
9. Masat e ndërmarra me urdhërin operativ të datës 20.08.2021, të cilat nuk bijnë ndesh me këtë urdhër mbesin në fuqi.
Përjashtim nga ky urdhër janë, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe organizatat që bëjnë monitorimin e të drejtave të njeriut, me të cilat MD /SHKK ka marrëveshje mirëkuptimi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe