Ka përfunduar ndeshja kryesore e ditës së sotme në Superligën e Kosovës, mes Dritës dhe Llapit.
U desh të kalonin plot 115 minuta që gjyqtari kryesor Vigan Iberdemaj të përfundoj takimin.
Dy skuadrat bardhekaltër kanë ndarë pikët në një ndeshje shumë interesante, e cila megjithatë përfundoi pa gola 0-0.
Pjesa e parë ishte më e qetë me disa gjysmë raste nga të dyja skuadrat, por që nuk pati gola dhe përfundoi 0-0.
E në pjesën e dytë u panë të gjitha, vetëm golat jo, në fakt edhe gola kishte, por që u anuluan.
Gjyqtari kryesor përjashtoi portierin e Llapit, Marjan Coric, por pas rishikimit në VAR e riktheu vendimin e tij dhe Coric vazhdoi ndeshjen.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Llapi shënoi me Adem Maliqin, por pas rishikimit të golit në VAR, ai u anulua pasi Edon Sadriu kishte shkaktuar faull.
Kjo bëri që banka mysafire të protestojë ashpër, ku gjyqtari kryesor ndëshkoi me karton të kuq trajnerin Tahir Batatina dhe sekretarin Muhamet Rexhepi.
Drita kërkonte me ngulm golin, por nuk ia arriti një gjëje të tillë.
Vlen të përmendet se në minutat shtesë nga loja u përjashtua edhe kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi pas dy kartonëve të verdhë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë