Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) konsideron se Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vepruar drejt kur në kolegj të rregullt e ka gjykuar rastin e Ivan Todosijeviq.
Sipas IKD-së, Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve, Rregullorja e KGJK-së dhe praktika gjyqësore dëshmojnë se Divizoni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë nuk ka pasur kompetencë në rastin konkret.
“Me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve është përcaktuar themelimi i një divizioni të Gjykatës së Apelit, e cila do të trajtojë të gjitha rastet e komunave me shumicë serbe.[1] Në këtë rast, e rëndësishme është të theksohet fakti se kjo Marrëveshje nuk i referohet nacionalitetit (serb), por i referohet komunave si entitet, përkatësisht komunave me shumicë serbe. Ndaj nuk mund të vlejë argumenti se individët e nacionalitetit serb duhet të gjykohen vetëm nga divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, pasi që Marrëveshja i referohet rasteve brenda juridiksionit të atyre komunave, e jo çdo individi të nacionalitetit serb që vjen nga ato komuna”, thuhet në komunikatë.
Kjo marrëveshje sipas IKD-së është materializuar me Rregulloren e KGJK-së,[2] e cila ka listuar komunat me shumicë serbe dhe juridiksionin në shkallë për ato komuna, duke theksuar se Divizioni i Apelit në Mitrovicë do të trajtojë vetëm rastet të cilat vijnë nga gjykatat e shkallës së parë të këtyre 10 komunave me shumicë serbe.
E njëjta Rregullore ishte hartuar dhe miratuar në koordinim dhe bashkëpunim të plotë në mes të KGJK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë ekspertet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Rasti i deputetit Ivan Todosijeviq nuk është i kësaj natyre. Ky rast, sipas aktakuzës së PSRK-së, është gjykuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe jo nga një gjykatë e shkallës së parë në ndonjë prej komunave me shumicë serbe”, thuhet tutje.
Për këtë arsye, IKD vlerëson se Apeli ka vendosur drejt kur ka gjykuar këtë rast, për shkak se në rastet të cilat gjykohen nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në shkallë të parë, kompetent është Departamenti Special i Gjykatës së Apelit si shkallë e dytë dhe jo Divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë (duke qenë se rasti i gjykuar në shkallë të parë nuk është në komunë me shumicë serbe).
“Për më tepër, nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore që bën IKD, janë evidentuar edhe raste të tjera në të kaluarën kur është vepruar kështu nga Apeli. Rastet e gjykuara në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, edhe kur i akuzuari ka qenë serb (madje edhe banor i një prej komunave me shumicë serbe), në shkallë të dytë nuk janë gjykuar nga Divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, por nga Departamenti Special i Gjykatës së Apelit.[3] Në këtë mënyrë ishte vepruar edhe në rastet që janë gjykuar nga gjykatat themelore të cilat nuk kanë juridiksion në komunat me shumicë serbe”, thuhet më tej.
IKD i bën ftesë Bashkimit Evropian që të ketë kujdes të shtuar në reagimet publike lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, me theks të veçantë në Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësi.
“Reagimet e ngutshme, të pabazuara dhe duke akuzuar njërën palë pa të drejtë, cenojnë rëndë besimin e publikut në këto marrëveshje, inkurajojnë qytetarët e komunitet serb për mos integrim në sistemin kosovar të drejtësisë dhe i hapin mundësi palës serbe për të ndërhyrë padrejtësisht në këtë proces. Për më tepër, reagime të kësaj natyre inkurajojnë palën tjetër për të reaguar publikisht dhe promovuar krimet e luftës ne Kosovë, si ishte rasti me Presidentin Vuqiq, i cili masakrën e Reçakut e cilësoj si trillim”, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit