LAJMI I FUNDIT:

Protestohet në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares, kërkohet dënim maksimal për Dardan Krivaqën

Protestohet në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares, kërkohet dënim maksimal për Dardan Krivaqën

Qytetarë të shumtë të mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj kanë protestuar në shenjë revolte ndaj vrasjes së 18 vjeçares në këtë qytet.

Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

Me parulla të shumta dhe thirrje për drejtësi protestuesit kanë kërkuar dënim maksimal për vrasësit e 18 vjeçares, ndërsa në shenjë revolte kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë.


Protestuesit në Ferizaj hedhin ngjyrë mbi policët
Lexo po ashtu Protestuesit në Ferizaj hedhin ngjyrë mbi policët

“Poshtë institucionet patriarkale”, “Jeta e grave hajgare për shtetin”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, “Dënim maksimal për Arbër Sejdiun”, “Duam drejtësi për Marigonën”, “Drejtësi për krejt gratë e vrame”, “Adresoni dhunën institucionet përgjegjëse”, “Dënime maksimale për vrasësit e grave”, “Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, Përdhunuesit e vrasësit e grave enden të lirë”, “Përdhunuesit në burg”, “Mos e bëni normë vrasjen e grave”, “Mos i lëshoni me procedura të rregullta”, ishin thirrjet kryesore të protestuesit.

Momenti kur Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen 18-vjeçares në Ferizaj tenton të fshihet nga Policia e Kosovës?
Lexo po ashtu Momenti kur Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen 18-vjeçares në Ferizaj tenton të fshihet nga Policia e Kosovës?

Organizatorët e protestës theksuan se nuk ka siguri për gratë dhe ato po rrihen, dhunohen në shtëpi e rrugë.

“Thirrjet e grave nuk po dëgjohen, ndërsa fajësohen edhe kur vriten”, thanë më tej.

Organizatorët kërkuan nga institucionet që urgjentisht të trajtohet fenomeni i femicidit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.

Po ashtu u kërkua nga Policia e Kosovës që vajzat dhe gratë të trajtohen me dinjitet kur raportojnë rastet e dhunës. /Telegrafi/