Sipas një studimi të ri, i cili u krye në nivel global, shfaqja e depresionit dhe ankthit te të rinjtë u dyfishua gjatë pandemisë së coronavirusit.
Një në katër adoleshentë në botë vuan nga simptomat e depresionit, ndërsa një në pesë vuan nga simptomat e ankthit.
“Rezultatet e këtij hulumtimi sugjerojnë se pandemia ka shkaktuar një krizë globale të shëndetit mendor të të rinjve”, ka deklaruar Sheri Madigan, autore e hulumtimit dhe profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Calgary në Kanada.
Me kalimin e kohës, simptomat u përkeqësuan. Ato janë rezultat i izolimit, problemeve familjare dhe financiare dhe vështirësive që të rinjtë kanë hasur në shkollimin online.
Hulumtimi u botua në revistën mjekësore JAMA Pediatrics. Ai analizoi më shumë se 80.000 pjesëmarrës në nivel global midis moshës 4 dhe 17 vjeç, me një moshë mesatare 13 vjeçare. U përdorën të dhëna klinike empirike mbi depresionin dhe ankthin të mbledhura nga Azia Lindore, Evropa, Amerika dhe Lindja e Mesme.
“Fëmijët dhe të rinjtë janë përballur me ndryshime të mëdha gjatë pandemisë që kanë shkaktuar stres. Kur problemet e shëndetit mendor vazhdojnë dhe nuk adresohen siç duhet, mund të ketë pasoja të qëndrueshme”, është shprehur tutje Madigan.
Stresi kronik dhe paqëndrueshmëria që përjetojnë fëmijët mund të çojnë në ndjenja të pashpresës, e cila është një nga paralajmëruesit kryesorë të vetëvrasjes.
Hulumtimet kanë gjetur gjithashtu se fëmijët më të mëdhenj kanë më shumë gjasa të sëmuren se ata të vegjlit për shkak të pubertetit dhe ndryshimeve hormonale që ndodhin për shkak të mungesës së ndërveprimit shoqëror. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit