Afganët e parë që janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, në bordin e një Globemaster C17, kanë mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramstein.
Ramstein është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, e cila tashmë është transformuar në një qendër të përkohshme transiti, deri në zhvendosjen e të gjithë afganëve drejt Shteteve të Bashkuara.
“Ky është operacioni ajror më i madh dhe më i rrezikshëm i evakuimit në histori”, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden të premten. Trupat amerikane shpresojnë që të evakuojnë nga 5 mijë deri në 9 mijë njerëz në ditë, por që duket pothuaj në kufijtë e së pamundurës, ndërsa afati i zhvendosjes së të gjithë afganëve është 31 gushti.
Sipas CNN, që i referohet gjeneral brigade Josh Olson, në marrëveshjen mes Gjermanisë dhe SHBA-së, të evakuuarit do të qëndrojnë nga 48-72 orë në bazën ajrore të Ramstein dhe jo më shumë. Më pas, një pjesë e tyre do të zhvendosen në shtete të ndryshme të botës, siç është ofruar edhe Shqipëria, për mbajtjen e përkohshme të tyre, ndërkohë që destinacioni final do të jetë SHBA.
Mbetet ende i paqartë numri i afganëve që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, kur fillimisht u raportua për rreth 300 persona, ndërsa më pas kryeministri Edi Rama, në disa deklarata për mediat ndërkombëtare, e rriti këtë numër në 3000.
Enigma mbetet edhe për faktin se marrëveshjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me shtete të ndryshme për strehimin e afganëve janë mbajtur sekret.
Baza ushtarake e Ramstein ka një kapacitet prej 5 000 njerëzish, por me një intensitet fluturimesh çdo 90 minuta, ky kapacitet do të tejkalohet, ndaj është menduar që kampi të zgjerohet edhe me disa çadra të tjera që mund të mbajnë edhe 2500 persona të tjerë.
Sipas autoriteteve të bazës, njerëzit do të qëndrojnë të ndarë sipas gjinisë. Nënat dhe fëmijët janë vendosur në brendësi të hangarëve të avionëve, ndërsa burrat dhe djemtë në çadrat jashtë. Është krijuar një korridor i ndërmjetëm ku mund të takohen familjarët.
Të gjithë i nënshtrohen kontrolleve të shpejta të bagazheve që kanë me vete, marrin ujë dhe ushqime, ndërsa bëhet edhe matja e temperaturës për COVID-19. /A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite