LAJMI I FUNDIT:

Grupmosha më e infektuar në Kosovë prej coronavirusit vazhdon të jetë nga 20 deri 29 vjeç

Grupmosha më e infektuar në Kosovë prej coronavirusit vazhdon të jetë nga 20 deri 29 vjeç
Foto: Arkiv

Kosova dje ka shënuar rekord të rasteve të infektimit me COVID-19, ku brenda 24 orëve janë konfirmuar 2 mijë e 110 raste.

Nga rastet e reja, 1 mijë e 187 ishin femra, kurse 923 meshkuj, transmeton Telegrafi.

Grupmosha më e prekur nga coronavirusi po vazhdon të jetë prej 20 deri 29 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 473.


Pastaj, grupmosha 30 deri 39 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, 408.

Grupmosha 40 deri 49 vjeç, raste të konfirmuara 409.

Pastaj, nga grupmosha 50 deri 59 vjeç, raste të konfirmuara 333.

Si pasojë e rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës, ditën e mërkurë ka marrë vendim për ashpërsimin e masave kundër coronavirusit.

Me vendimin e ri të Qeverisë, nga data 20 gusht janë ndaluar dasmat dhe ahengjet tjera familjare, kurse sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 22:30.

Ekspertët shëndetësor në vazhdimësi janë duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori