LAJMI I FUNDIT:

Transferimet e mëdha te Chelsea nuk kanë përfunduar, tani radhën duket se e ka Jude Bellingham

Transferimet e mëdha te Chelsea nuk kanë përfunduar, tani radhën duket se e ka Jude Bellingham

Sipas raportimeve, Chelsea po konsideron një lëvizje të madhe për yllin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Anglezit i është dashur pak kohë për t’u përshtatur me jetën në Gjermani pasi kishte arritur në Dortmund nga Birmingham City verën e kaluar.


Ylli 18-vjeçar thuhet se injoroi interesimin e Manchester United për të përfunduar një lëvizje te gjigantët gjermanë dhe tani Chelsea është informuar për të bërë një lëvizje për adoleshentin para se afati kalimtar të mbyllet për më pak se 15 ditë.

Sipas Daily Star, pronari i The Blues, Roman Abramovich është i prirur për të arritur një marrëveshje me mesfushorin anglez, por vetëm nëse klubi nuk arrin të transferojë Declan Rice nga Ëest Ham United.

Paraqitjet fantastike të Bellinghamit sezonin e kaluar në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve e bënë atë të pranonte ftesë nga Gareth Southgate për në Euro 2020.

Kontrata e tij me Dortmund, megjithatë, nuk skadon deri në verën e vitit 2025 dhe nuk ka gjasa të lëvizë, veçanërisht pasi gjigantët gjermanë shitën Jadon Sanchon tek United në fillim të këtij muaji.

Me vetëm dy javë larg përfundimit të afatit kalimtar, mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të ketë fonde për të kapur Bellinghamin ose Ricen.

Blutë duken sikur janë pretendentë seriozë për titull këtë sezon, veçanërisht pas lëvizjes së Romelu Lukakut nga Interi për 115 milionë euro.

Dhe pasi paguan një tarifë kaq të madhe, klubi i Londrës perëndimore tani do të kërkojë të largojë disa lojtarë.

Me transferimin e Tammy Abrahamit prej 40 milionë euro te Roma, i konfirmuar, të tjerët janë lidhur me një largim, gjithashtu.

Ndërkohë, Hakim Ziyech po lidhet gjithashtu me një lëvizje në Serie A, me Milanin që thuhet se po monitoron situatën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi

Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi

La Liga
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk

Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk

Boks
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Boks
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Premier League
Kalo në kategori