Kur njeriu konsumon ushqime me aciditet të lartë, stomaku nuk arrin ta përpunojë atë në nivele të mjaftueshme. Djegësira më pas kthehet lart drejt fytit duke shkaktuar një ndjesi fort të pakëndshme.
Kurat natyrale kundër urthit janë të panumërta, megjithatë hapi i parë në trajtimin e këtij problemi është identifikimi i ushqimeve që shkaktojnë këtë eksperiencë përvëluese.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve të shëndetshme me alkalinë, transmeton AgroWeb.
Ushqimet që duhen shmangur nëse vuani nga urthi:
Ushqimet e përpunuara
Ëmbëlsirat industriale krijojnë një mjedis acidik në stomak, veçanërisht nëse janë të mbushura me ngjyrues dhe substanca artificiale. Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të shmangin të gjitha format e sheqerit dhe miellit të përpunuar.
Kafeja
Nivelet e larta të kafeinës nxisin sekretimin në rritje të acidit gastrik në stomak që mund të shkaktojë urth.
Pijet e gazuara
Këto pije rrisin presionin në stomak dhe aciditetin. Në vend të tyre, përpiquni të pini ujë në temperaturë ambienti dhe qëndroni larg lëngut të portokallit, sidomos përpara gjumit.
Ushqimet pikante
Ushqimet pikante janë tepër të dëmshme për njerëzit që vuajnë nga urthi. Salcat përvëluese, specat djegës e produkte të ngjashme janë kaotike për stomakun.
Alkooli
Alkooli ka efekt dehidrues dhe rrit nivelet e aciditetit në trup. Pirja e alkoolit shkakton probleme të vazhdueshme me tretjen.
Mishi
Mishi me pak yndyrë lëshon më pak aciditet. Mishi me yndyrë është i dëmshëm. Konsumimi i mishit duhet kufizuar në dy-tri herë në javë dhe duhet të siguroheni që do ta përtypni mirë përpara gëlltitjes.
Produktet e bulmetit
Një gotë më qumësht mund të ofrojë një qetësim të përkohshëm ndaj simptomave të urthit, por uji mbetet alternative më e mirë. Qumështi nxit sekretimin e tepërt acidik, veçanërisht nëse stomaku është plot.
Të skuqurat
Këto ushqime shkaktojnë kaos në sistemin tretës. Ato janë të rëndë dhe ngadalësojnë sistemin tretës duke lënë pas acide të tepërta që ngjiten lart drejt ezofagut.
Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet ta përtypin ushqimin të paktën 20 herë dhe të mos shtrihen menjëherë pas ngrënies.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A